Pyesni mjekun Kontaktoni me ne+90 212 385 31 00

Neolife Privilegjet

İnsan sağlığına ve hasta haklarına duyduğumuz saygı, kalite anlayışımızı ve yaklaşımımızı şekillendirmektedir.

  • Qasje Multidisiplinare
  • Këshilli i Tumorit
  • Fuqia Shkencore
  • Infrastruktura Teknologjike
  • Siguria e Pacientit

Në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve të onkologjisë, ne veprojmë në bashkëpunim me të gjitha degët duke u fokusuar në kënaqësinë e pacientit.Ne ofrojmë shërbime të Onkologjisë Mjekësore, Onkologjisë me Rrezatim dhe Kirurgjisë Onkologjike duke përdorur një qasje multidisiplinare.

Ne vlerësojmë diagnostikimin, trajtimin dhe proceset e ndjekjes mjekësore të pacientëve tanë në këshillin e tumorit, të përbërë nga specialistët e onkologjisë me rrezatim, specialistët e onkologjisë mjekësore, kirurgët e përgjithshëm, gjinekologët, radiologë, ekspertët e mjekësisë bërthamore dhe patologët.

Ne jemi në gjendje të ndjekim nga afër avancimet e fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, në sajë të stafin tonë të mjekëve me përvojë, të specializuar në fushën e kancerit. Ne aplikojmë protokollet më të fundit të trajtimit, duke përdorur programe të personalizuara për pacientët.

Infrastruktura teknologjike e Qendrës Onkologjike Neolife është një nga mbështetësit tanë më të fuqishëm në suksesin që kemi arritur në trajtimin e pacientëve tanë. Nëpërmjet investimeve që kemi bërë me kujdes dhe përpikmëri në infrastrukturën teknologjike, në kemi bërë të mundur që pacientët tanë të përfitojnë një shërbim të besueshëm dhe të shpejtë.

Ne tregojmë kujdes dhe ndjeshmëri të lartë ndaj sigurisë së pacientëve dhe ndaj cilësisë së shërbimeve tona, që na bën të jemi një hap përpara në trajtimin e pacientëve të onkologjisë. Si rezultat i këtij kujdesi dhe kësaj ndjeshmërie, Qendra Mjekësore Neolife u ri-akredituar nga JCI si rezultat i auditimit të kryer nga ky autoritet në vitin 2016.

Departamenti i Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtar ofron shërbim 24/7 për nevojat e pacientëve tanë që vijnë nga jashtë vendit, duke përfshirë akomodimin, përkthim dhe transferimin e tyre. Ekipi ynë interesohet seriozisht në çdo detaj nga kontakti i parë me pacientin në vendin e tij, deri në mbërritjen në Neolife, nga diagnostikimi dhe shërbimet e trajtimit deri në kthimin e pacientit të vendin e tij.

Takim online Pyesni mjekun
Qendra Onkologjike Neolife është pjesë e Bozlu Holding ©2016